Afër 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve për dy muaj në veri

17:47 | 9 Korrik 2024
E.H

1 mijë e 941 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve në veri janë bërë për dy muaj, ndërkaq numri i përgjithshëm është 2 mijë e 294.

Ndërsa vetëm sot, janë bërë 121 kërkesa në gjithë vendin.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Leposaviq deri më tani janë 598 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 621, në Zubin Potok 328 dhe në Zveçan 394 kërkesa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme