Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Klinës, me nënkryetarin Besim Hoti.
Ministri Abrashi tha se janë 33 projekte për vitin 2021, e që një pjesë e madhe e tyre janë me komunat e Kosovës, që do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës.
Ai tha se Klina është njëra nga komunat që përfiton katër projekte infrastrukturore, e që vlera e projekteve arrin afër 1 milion euro.
Në memorandum është ndërtimi i rrugës Klinë – Dresnik – Dollc, në vlerë prej 400 mijë eurove, ndërtimi i rrugës Ranoc – Leskoc – Zllakuqan, në vlerë prej 250 mijë eurove, asfaltimi i rrugëve në fshatrat Jagodë, Budisalc dhe Bërvokë, në vlerë prej 60 mijë eurove dhe asfaltimi i rrugës Aqarevë – Siqevë, faza e dytë në vlerë prej 90 mijë eurove.
Këto projekte do të ndahen me faza të financimit, e që janë në kuadër të marrëveshjeve të reja me komunat e Kosovës. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...