Të premten ka përfunduar procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegal të lëshuar nga Serbia, në ata të Kosovës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Telegrafin, kanë bërë të ditur se numri total i qytetarëve që kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve është mbi 6 mijë.
“Po, procesi ka përfunduar të premten më 23.08.2024. Totali i aplikimit të qytetarëve për konvertim të patente shoferëve deri me date 23.08.2024 është 6,509”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
MPB ka bërë të ditur se shoferët të cilët nuk kanë bërë konvertimin e patentë shoferëve do të gjobiten sipas legjislacionit në fuqi.
“Dënimet do të jenë sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
E zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ditë më parë ka thënë se shoferët që zihen duke vozitur me patentë shoferë të lëshuar nga Serbia, do të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.
Pesë muaj pas përfundimit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat e Serbisë në ato të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës filloi procesin e ndërrimit të patentë shoferëve.
Shoferëve u është dhënë një afat prej tre muajsh e gjysmë që t’i ndërrojnë patentë shoferët e lëshuar nga Serbia, në të Kosovës.
Fillimisht u dha afati nga 9 maji deri më 9 gusht, e më pas MPB-ja e Kosovës e zgjati procesin e zëvendësimit deri më 23 gusht.
Kështu që nga sot vozitësit, para së gjithash në veri të Kosovës ku ka pasur më së shumti dokumente të tilla, nuk do të mund të drejtojnë më veturat e tyre nëse kanë dokumente serbe.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit