Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar të gjithë udhëtarët e tij se nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Sipas njoftimit në Facebook, thuhet se porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionoj me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, poashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj).
Po ashtu, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka një lutje për të gjithë familjarët që dalin të përcjellin familjarët e tyre. Në njoftim kërkohet që vetëm nga një person në familje të dal të pres familjarët e tyre, në mënyrë q mos krijohen tollovi./arbresh.info
NJOFTIM I RENDESISHEM!
Njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionoj me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, poashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj).
Për më tej, lusim të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm një nga të afërmit, meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe poashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...