Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot se ka dhuruar 1 milion euro për të përkrahur ndihmat lehtësuese për njerëzit e prekur nga tërmeti me magnitudë 6.4 që ra në afërsi të Durrësit dhe Tiranës më 26 nëntor.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe China Everbright Limited shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për viktimat e kësaj tragjedie dhe lutjet tona të përzemërta shkojnë për çdo shqiptar që është duke vuajtur gjatë këtyre ditëve të trishtueshme,” u shpreh Kryetari i Këshillit Administrativ të TIA-s, Z. Richard Hu, në emër të China Everbright Limited.
“Bazuar në shkallën dhe kompleksitetin e kësaj emergjence, Aeroporti do të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë me një fond prej 1 milion eurosh si ndihmë për t’iu përgjigjur prioriteteve kryesore të përcaktuara nga Qeveria dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë,” shtoi z. Hu.
Stafi i TIA-s ka organizuar një ekip vullnetarësh që po ndihmojnë njerëzit e strehuar në kampet që janë ngritur dhe kanë menaxhuar me sukses operimet e fluturimeve ushtarake të cilat sjellin ndihma humanitare nëpërmjet Aeroportit. Këto operime po vijojnë pa probleme.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...