Që nga ndërtimi i terminalit të ri, kompania Limak që menaxhon me ANP “Adem Jashari” ka vazhduar me praktikat e mira mjedisore me theks të veçantë në menaxhimin e energjisë, ujërave dhe gazrave sere, me ç’rast është certifikuar nga ISO për aplikimin e standardeve të kësaj organizate në këtë fushë.
Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte certifikuar poashtu në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte, për kontributin e dhënë në përcaktimin e burimeve dhe kalkulimin e emetimit të gazrave sere në baza vjetore brenda kompanisë. Ndërkaq, me qëllim të ngritjes në nivelin e dytë të këtij programi, ANP “Adem Jashari” ka implementuar programe menaxhuese që kanë ndikuar në uljen e nivelit të karbonit për 12% përgjatë periudhës 2014-2016. Me këtë rast, Akreditimi i Karbonit në Aeroporte ka certifikuar Aeroportin e Prishtinës në nivelin +2 Reduktimi, për rezultatet e dëshmuara në politikat e mira mjedisore të kompanisë që kanë ndikuar në zvogëlimin e emetimit të gazrave sere.
“Një ndër prioritet kryesore të kompanisë Limak është zhvillimi praktikave të mira mjedisore në vendet ku operojmë andaj ne jemi të përkushtuar që të japim kontributin tonë maksimal në këtë drejtim”- deklaroi drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.
Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania ndërkombëtare këshilluese WSP | Parsons Brinckerhoff, të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende Evropiane.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...