Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Valentina Gara në një konferencë për media, theksoi se deri më tani rreth 700 mijë udhëtarëve iu pamundësua fluturimi.
Nga ana tjetër Gara, thotë se përkundër faktit që Aeroporti i Prishtinës ka pasur humbje si pasojë e pandemisë, të gjithë punonjësit janë paguar njësoj madje kanë marrë edhe benefitet e nevojshme, transmeton arbresh.info.
“Prioritet i yni është siguria prandaj edhe në bazë të rekomandimeve të Agjencisë së Aviacionit kemi përgatitur udhëzimet sa i përket procesimit të udhëtarëve dhe fluturimeve. Deri më tani kemi pasur një ndikimi në numër të udhëtarëve ku rreth 700 mijë udhëtarë iu është pamundësuar që të procedojnë apo kryejnë fluturimet e tyre gjë që ka ndikuar po ashtu në numrin e fluturimeve, jo vetëm të udhëtareve. Siç e dini nga virusi COVID-19 të gjitha industritë kanë pësuar apo kanë pasur ndikime negative në operimet e tyre. Ne si Aeroport kemi qenë gjithmonë të hapur dhe gjatë pandemisë por për shkak të vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, mjaftë pak apo thuajse se shumë pak patëm realizime të fluturimeve gjatë kësaj kohe. Kemi Eurowings, Swissinternacional si dhe kompani të tjera që kanë shprehur interesim që të fillojnë nga muaji korrik, në rast se do të kemi një vendim të shpejtë për hapjen e flurimeve edhe në arritjen e udhëtarëve atëherë edhe do të nisin fluturimet. Kjo vjen për shkak të fluturimeve të tyre, për të operuar në Aeroportin e Prishtinës. Sa i përket masave që ne kemi ndërmarrë përpos dezinfektimit, objekteve, automjeteve dhe hapësirat që shfrytëzohen nga udhëtarët”, tha Gara, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se në bazë të rregullave të Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit janë vënë edhe masat mbrojtëse për në Aeroportin e Prishtinës.
“Nënkupton se vetëm udhëtarët që udhëtojnë do të lejohen të hyjnë në terminalin e aeroportit, apo hapësirat e aeroportit. Secili udhëtarë në nisje do t’i matet temperatura dhe në rast të temperaturë ssë lartë do të njoftohet IKSHPK. Udhëtarët duhet të mbajnë distancën e rekomanduar nga OBSH, 1.5 metër ku kemi vendosur të gjitha shenjat në hapësirat e terminalit.Sa i përket hapësirave pritëse sidomos pas kontrolleve të pasaporta, kemi aranzhuar ulëset që të mos jenë të ulur përballë njëri-tjetrit por me distancë. Hapësirat do të dezinfothen vazhdimisht dhe pa maska s’do të lejohen të hyjnë në Aeroportin e Prishtinës.Do të bëhet edhe dezinfektimi i rrobave teksa kalojnë, bagazhet poashtu do të dezinfektohen në nisje. Vetëm udhëtarët që kanë nevojë për një shoqërues do të shoqërohen vetëm deri tek sportelet e pranimit, jo aso që pranohen brenda pra duhet pritur jashtë hapësirës së aeroportit.Në bashkëpunim me kompanitë ajrore duhet të paraqesin biletat e tyre nëse kanë bërë check-in online”, shtoi Gara.
Gara deklaroi se janë në pritje të një drite jeshile për fillimin e operimeve, sa i përket ndikimeve financiare.
“Jemi në pritje të një drite të gjelbër për fillimin e operimeve, kurse sa i përket ndikimeve financiare siç e dini secila industri ka pasur ndikime financiare apo ekonomie, por u sigurojmë se jemi biznes i sigurt dhe i qëndrueshëm. Jemi në gjendje të mirë dhe bashkë me Qeverinë e Kosovës besojmë se do të jemi të qëndrueshëm. Numri i punonjësve do të mbetet i njëjtë, siç ishte deri më tani pavarësisht fluturimeve apo udhëtarëve që do t’i kemi në vijim. Punonjësit kanë marrë pagën e plotë me gjithë beneficionet e tjera dhe do të vazhdojnë të marrin pagat si deri më tani bashkë me benefitet e tjera”, tha ajo./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...