Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës dhe Agjencia e Shërbimit të Navigacionit ditë më parë kanë rënë në testin e sigurisë pasi që personat e infiltruar të cilët janë futur me armë e eksploziv në aeroport nuk kanë arritur të ndaleshin nga mekanizmat e sigurisë.
Burime të arbresh.info mësojnë se valixhja me eksploziv kishte arritur të futej deri në aeroplan pa u detektuar fare nga mekanizmat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.
Gjithmonë, sipas këtyre burimeve ky testim i mekanizmave të sigurisë ka qenë i qëllimshëm nga personat të cilët si mision kishin vetëm këtë detyrë, për të testuar Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari.
Këto burime i kanë thënë arbresh.info se si rezultat i dështimit të mekanizmave te sigurisë Aeroporti i Prishtinës bënë që qytetarët të mos ndihen të rehatshëm në udhëtim.
Sipas burimeve, Aeroporti i Prishtinës nuk i përmbush kriteret për udhëtim.
E, këtë rast ditë më parë përmes një komunikate e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme duke thënë se kjo ka qenë vetëm një test sigurie i bërë nga disa persona të infiltruar të MPB-së, të cilët kishin arritur të futeshin në aeroplan me eksploviz dhe me armë.
Por pavarësisht që Ministria e Punëve të Brendshme, ka thënë se kjo ka qenë vetëm një test sigurie njohës të sigurisë në vend thonë se nga problemet e tilla institucionet e vendit duhet të ndërmarrin hapa konkret.
Burim Ramadani, thotë për arbresh.info se nga problemet e tilla institucionet e vendit duhet të shikojnë hapat që duhet t’i ndërmarrin që gjëra të tilla të mos ndodhin.
“Në secilin vend mund të ndodhin raste të tilla dhe probleme të tilla mund të ndodhin në secilin shtet, por më e rëndësishme duhet të jenë hapat që marrin institucionet për vendosjen e sigurisë për heqjen e këtyre të metave të mundshme”, ka thënë ai./arbresh.info/.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...