Aeroporti i Prishtinës hapet më 28 qershor

20:29 | 23 Qershor 2020
L G

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për hapjen e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës.

Rihapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të bëhet më 28 qershor,raporton arbresh.info.

Megjithëkëtë, në draft-vendim theksohet se rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.

Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, sipas këtij dokumenti, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.

“Me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar rifillon transporti ajror dhe hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për vijat e rregullta të domosdoshme, që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë, duke pasur prioritet shëndetin publik dhe parandalimin e përhapjes COVID-19. Obligohet Ministria e Infrastrukturës që të kompletojnë Udhëzimet administrative të Agjensionit të Aviacionit, protokollet e operimeve të transportit ajror, bazuar në mënyrë strikte në protokollet e EASA (European Union Aviation Safety Agency), rekomandimet e IKSHPK dhe Manualin për mbrojtjen nga COVID-19. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë. Vendimi hyn në fuqi nga data 28 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e qeverisë./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme