Të martën Sindikata e pavarur e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” paralajmëroi protestë pasi sipas tyre nuk u janë plotësuar kërkesat.
Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi ka përmendur kompensimin dhe benificione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.
E këto kërkesa nga Aeroporti i Prishtinës po cilësohen në kundërshtim me Ligjin e Punës.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka thënë për arbresh.info se kërkesat i referohen marrëveshjes kolektive që tashmë ka skaduar.
“Kërkesat që janë bërë nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Aeroportit janë kërkesa që tërësisht nuk përkojnë me Ligjin e Punës, ata i referohen marrëveshjes kolektive e cila ka skaduar nga 1 janari 2018”, ka thënë ajo.
Gara ka shtuar se pyetjeve të Sindikatës i janë përgjigjur me shkrim, në formën e njëjte që edhe i kanë pranuar.
“Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm dhe u kemi dërguar edhe përgjigje me shkrim sindikalistëve ashtu siç i kanë bërë kërkesat ata kanë bërë, po ashtu sindikalistët kanë marrë përgjigja edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për kërkesat e tyre “, ka shtuar ajo.
Ndërsa rreth kërkesës për kompensim të ditëve të vikendit, Gara ka shtuar se vikendi për ata punëtorë është ditë pune teksa pushojnë ditëve të javës.
“ Sa i përket pagesës shtesë gjatë orëve të vikendit, natyra e biznesit tonë është 24 orë dhe 7 ditë ne javë që përfshinë dhe të shtunën dhe të diele. Punonjësve të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës u takojnë dy ditë pushim në javë pavarësisht se sa është ditë e diele apo e hënë kështu që ata nuk mund të kompensohen për ditët e njëjta të punës ndërkaq sa i përket punës që e bëjnë jashtë orarit apo jashtë festave ata gjithsesi kompensohen në bazë të Ligjit të Punës. Të gjitha kompensimet bëhen në përputhje me Ligjin e Punës”, ka shtuar ajo.
Ndërsa e pyetur në rast se pakënaqësitë e tyre do të bllokojnë punën e Aeroportit, Gara ka thënë se nuk mund të lëshojnë vendet e punës pa leje nga menaxhmeti.
“ Të gjitha kërkesat qoftë protestë apo grevë që bëhen në koriza të bazës ligjore ne do t’i respektojmë, do ta respektojmë lirinë e të shprehurit. Gjithsesi të gjithë punëtorët që kanë marrëveshje kontraktuale me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës nuk mund të lëshojnë vendet e tyre të punës ka ndonjë njoftim apo pa marrë leje nga menaxhmeti i tyre. Çdo kërkesë e tyre që është ligjore është plotësuar nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës dhe do të jeni gjithmonë të gatshëm ta bëjmë këtë, për sa i përket bllokimit të Aeroportit çdo mos përmbushje të kontratës që e kanë me punëdhënësit do të jetë subjekt i Komisionit Disiplinor”, ka thënë ajo.
E deklaratën se rreth 100 punëtorë largohen çdo vit nga Aeroporti, Gara e ka mohuar.
“Ky numër nuk qëndron, ne çdo vit vetëm kemi punësuar dhe marrin edhe 30 studentë nga Universiteti i Prishtinës. Ne jemi kompania ku punëtorët kanë të drejtë të lëshojnë vendin e tyre të punës në rast se ata nuk dëshirojnë të kenë marrëdhënie kontraktuale me ne në të ardhshmen”, ka thënë ai.
Zëdhënësja e Aeroportit ka shtuar se me Ligj të Punës çdo punëtorë që i shkakton dëme kompanisë duhet t’i kompensoj.
“Në bazë të Ligjit të Punës secili punëtor që i shkakton dëme kompanisë me apo pa qëllim ai duhet të kompensoj mirëpo të gjithë punëtorët para pagesës janë subjekt i komisionit disiplinor e ku aty është i ftuar edhe një përfaqësues i Sindikatës i cili ka të drejtë komenti”, ka thënë ajo.
E sipas saj, ‘Limak’ ka përmirësuar kushtet e punëtorëve në ndërmarrje.
“Nga ardhja e kompanisë ‘Limak’ punëtorët kanë edhe benificione të tjera siç është sigurimi shëndetësor ku kompania në baza vullnetare paguan miliona euro për të siguruar punëtorët e saj po ashtu kanë siguruar qasje edhe në pijë dhe kafe papagesë”, ka përfunduar Gara.
Ndryshe në konferencën e sotme të organizuar për medie, Sindikata e Aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” ka paralajmëruar protestë më 8 gusht duke filluar nga ora 08:00/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...