Google ADS

Aeroporti i Cyrihut rendit Prishtinën ndër vendet me më së shumti fluturime

10:20 | 15 Shkurt 2022
A. B.

Pa dyshim se aeroporti i Cyrihut është kryesori në Zvicër, duke e bërë atë aeroportin më të madh ndërkombëtar në Zvicër.

Konsiderohet si një nga aeroportet më të mira në Evropë pasi ofron të gjitha llojet e shërbimeve që mund të kërkohen.

Ndodhet 13 km në veri të qendrës së Cyrihut. Është vetëm 11 minuta me tren ose makinë nga qyteti.

Aeroporti i Cyrihut ka fluturimet e tij të planifikuara në 194 destinacione, në 69 vende,

Fluturimet më të shpeshta i realizoi në Evropë: Berlin, Londër, Prishtinë, Amsterdam, Vjenë, Frankfurt, Dusseldorf dhe Athinë, shkruan albinfo.ch.

Sipas “Studying in Switzerland”, rrugët më të ngarkuara ndërkombëtare janë Dubai, Singapori, Bangkok, Nju-Jorku dhe Tel-Avivi.

Aeroporti numëroi afro 10 milionë pasagjerë gjithsej vitin (2021), që korrespondon me një rritje prej 22,7 % krahasuar me vitin 2020.

Aeroporti i Cyrihut u ofron klientëve të tij shumë shërbime si Wi-Fi falas, shërbime mjekësore, hotele dhe konventa, shërbime të makinave me qira, blerje, bare dhe restorante.

Të ngjashme