Google ADS

Aeroplani serbo-malazez fluturon mbi Kosovë, KFOR-i thotë se nuk është përgjegjësi e saj

21:30 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Një aeroplan i nisur nga Beogradi ka fluturuar mbi Pejë, Gjakovë  e kalon në Zubin Potok e nga Gjilani kthehet prapra për në kryeqytetin e Serbisë.

Këtë udhëtimi më 25 mars aeroplani kingair 350 i kompanisë serbo – malazeze e ka bërë në alrtësin mbi 6 kilometra e cila sipas agjenicionit të aviacionit të Kosovës nuk është në përgjegjësi të saj por të KFOR-it.

“Fluturimi për të cilin po flisni ishte në hapësirën ajrore FL 210 e kështu është nën përgjegjësin e HungaroControl, e jo të KFOR-it. Marrëveshja për këtë u nënshkrua në korrik të vitit 2013 dhe filloi të implemetohet më 3 prill 2014″, ka thënë KFOR-i.

“Që nga atëherë, hapësira e lartë ajror e Kosovës u hap për fluturimet e trafikut civil dhe menaxhohet nga Hungaro Control nën mandatin e Këshillit Atlantik të Veriut”, ka përfunduar zëdhëndësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, për Klan Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme