Gazetari Adriatik Kelmendin në emisionin “Debat +” të RTV Dukagjinit ka folur për çështjen e Gjykatës Speciale.
Kelmendi ka thënë se kjo gjykatë është diskriminues për të mos thënë raciste.
Sipas Kelemdit me aq informata që ka gjykata do të merret ekskluzivisht me krimet që supozohet që i kanë kryer shqiptarët veçanërisht UÇK.
“Një specifik e çuditshme e kësaj gjykate është se me aq informata që kemi ne sot kjo gjykatë do të merret ekskluzivisht me krimet që supozohet se i kanë kryerë shqiptarët veçanërisht nga UÇK në këtë gjykatë nuk mund të punojë asnjë kosovar ose shqiptar, pra duhet të jesh jo kosovar për të qenë pjesë ose gjyqtarë ose prokuror në këtë gjykatë”, ka deklaruar Kelmendi.
Ai ka theksuar se gjykata që në fillim ka treguar një lloj diskriminimi etnik.
“Pra në njëfarë forme po flasim për një drejtësi ndërkombëtare që në start bën diskrimin etnik për të mos e quajtur racist, pra ndjektë vetëm një etni kurse i vetëm një etnie nuk mundet të jetë në anën tjetër pra që akuzon dhe merret me procesin”, ka shtuar ai më tej.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?