Gazetari, Adriatik Kelmendi, i është kundërvu deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi lidhur me deklaratat e tij që nuk do ta votojë sot demarkacionin.
Kelmendi përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e Ramiz Kelmendit në mënyrë që ai t’i liroj vendin dikujt që përfaqëson qytetarët.
“Nëse ai për çfarëdo arsye me vetëdije heq dorë nga përfaqësimi i këtyre interesave në Kuvend, atëherë duhet të japë menjëherë dorëheqje dhe t’ia lirojë vendin dikujt që përfaqëson qytetarët dhe jo familjarët”, thekson Kelmendi.
Ky është postimi i plotë i Kelmendit:
“Ramiz Kelmendi ndodhet brenda një keqkuptimi të madh! Ai nuk është deputet për t’i përfaqësuar interesat personale, të fëmijëve të tij ose të bizneseve të tij.
Ai është në Kuvend për ta përfaqësuar vullnetin e votuesve dhe të qytetarëve të Republikës. Nëse ai për çfarëdo arsye me vetëdije heq dorë nga përfaqësimi i këtyre interesave në Kuvend, atëherë duhet të japë menjëherë dorëheqje dhe t’ia lirojë vendin dikujt që përfaqëson qytetarët dhe jo familjarët”./Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...