Adriatik Kelmendi godet SHIK-un e Kadri Veselin

23:44 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Analisti politik, Adriatik Kelmendi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se ende nuk është mbyllur kapitulli i SHIK-ut.

Sipas tij, SHIK-u u shua “formalisht” me një deklaratë të Kadri Veselit.

“Mirëpo ne nuk kemi parë një raport zyrtar, nuk e dijmë se si është financuar, kush ka qenë struktura dhe në fund e pamë që të gjithë të SHIK-ut shkuan në PDK”, tha ai.

Kelmendi tha ndër të tjera, se ende nuk mund të flasim për lidership të ri të PDK-së.

“Nuk po shoh as ardhje të Kadri Veselit e as ardhje të Hashim Thaçit”, tha ai/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme