Një përkrahje morale e financiare ditën e sotme për Adriana Matoshin e ka bërë edhe këngëtari Labinot Tahiri.
Labi theksoi se është i gatshëm edhe për të mbledhur para nëse i nevojiten aktores, e cila njoftoi se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh.
Ndihmës së ofruar iu përgjigj deputetja e Kuvendit të Kosovës që e falënderoi duke shtuar se operacioni nuk i ka kushtuar shumë shtrenjtë dhe se për këtë i kanë ndihmuar edhe shoqëria e njerëzit e afërm.
“E vlerësoj shumë iniciativën e faleminderit nga thellësia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrenjtë dhe gjithashtu koleget dhe shoqëria më kanë ndihmuar”.
“Uroj që gjithsecili njeri që është i sëmurë ta ketë forcën e Zotit për t’i përballuar dhimbjen e njerëzit përreth që e kanë zemrën e madhe për kontribut. Ju dua fort”, u përgjigj Matoshi.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...