Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në fillim të mbledhjes kryeministri i vendit, Albin Kurti foli për Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë.
Kurti tha se do të mirëpresim mbi 5000 sportistë nga 25 shtetet anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia, dhe 5 nga Afrika, shkruan Arbresh.info
Adresimi i plotë i Kurtit në mbledhjen e 159-të të Qeverisë
Të premten e javës së kaluar, në Heraklion të Greqisë, me 55 vota Për, Kosova zyrtarisht u shpall nikoqire e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.
Me mobilizimin e të gjithë kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i kemi sjellë Republikës së Kosovës mundësinë për organizimin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë.
Koncepti me të cilin e kemi shënuar këtë fitore është shumë i veçantë dhe në linjë me vizionin e Qeverisë sonë për zhvillimin e sportit në vend.
Në partneritet me Shqipërinë, po shënojmë edhe herën e parë që kjo ngjarje të organizohet në një vend që nuk ka dalje në det. Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit për sportin e lundrimit, i cili kërkon qasje në det.
Do të mirëpresim mbi 5000 sportistë nga 25 shtetet anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia, dhe 5 nga Afrika.
Dy shtete, me 11 komuna. Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Peja, Drenasi, Skenderaj, Podujeva, dhe Durrësi, do të jenë qendrat, në të cilat do të zhvillohen 23 sportet e parapara në programin sportiv të Lojërave Mesdhetare.
Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive fizike, është në qendër të aplikimit dhe fitores së Republikës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Numri total i objekteve sportive, të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24.
Qasja, e cila është ndjekur për sa i përket infrastrukturës fizike, reflekton nevojat e komunitetit sportiv në vend, si dhe kapacitetet reale të vendit tonë për të menaxhuar dhe mirëmbajtur investimet edhe pas vitit 2030.
• 10 objekte sportive do të renovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve;
• 4 ndërtime të reja që përfshijnë: Stadiumin Nacional, Kompleksin e pishinave olimpike, Kompleksin e tenisit dhe Poligonin e Shenjtërisë.
• 5 investime infrastrukturore të përkohshme; dhe
• 5 projekte të tjera të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër, në mesin e të cilave edhe Stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë dhe Stadiumi i Qytetit të Gjilanit.
Për detajet, planet dhe përgatitjet, në konferencë për media pas kësaj mbledhje të Qeverisë, do të ju flasë zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal. Pra, Daulina Osmani, që si sportiste nuk pati fatin të marrë pjesë në Lojëra Mesdhetare, por si një përfaqësuese politike e sportit në Qeverinë tonë, ka qenë në ballë të kandidaturës sonë të suksesshme edhe Elbert Krasniqi, për të cilin nuk jam në dijeni që ka pasur ndonjëherë ambicie në sport.
Investimet dhe mobilizimi, i cili i paraprinë këtij organizimi, shkojnë shumë përtej sportit dhe do të jenë platformë me ndikim zhvillimor multi-dimensional.
Organizimet e ngjarjeve të tilla, përveç që janë mundësi për të përmirësuar apo modernizuar infrastrukturën fizike publike, si dhe për të rritur vëmendjen shtetërore për avancimin e sportit, ato shërbejnë edhe si platformë për konsolidimin e imazhit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare, për zhvillim ekonomik përmes turizmit sportiv, por edhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet për të dëshmuar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha.
Andaj, edhe një herë urime të gjithëve, e për punën që e kemi para, na priftë e mbara.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League