Kryetari i Komisioni të Pavarur për Mediave, Adnan Merovci tha se çështja e rinumërimit të votave është një aktivitet i njohur në një proces zgjedhor.
Duke folur në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tha se duke marrë parasysh përvojat në Kosovë, rinumërimi rrjedh si një rezultat për dyshim të parregullsive.
“Nëse kemi mospërputhje, nëse ka shkarje dhe ajo është konstatuar, merret një vendim që të rinumërohen, kjo është një iniciativë e KQZ-së”, tha Merovci, që dikur ishte Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së.
“Në rastet kur dikush ngrit ankesë rreth kësaj, paneli për ankesa i shqyrton këto, por vendimin e merr KQZ”.
“Derisa kemi bazë juridike, derisa çdo formular është i nënshkruar, s’ka nevojë të rinumërohet asnjë kuti. Nuk ka një bazë që ka pasur parregullsi”.
“Kërkesa për rinumërim nuk është përjashtuese, kërkesa e tashmë (duke folur për kërkesën e LDK-së për rinumërim të votave) megjithatë duhet të analizohet mirë aspekti juridik, a ka bazë juridike për këtë, mund edhe të mos ketë dhe kërkesa të jetë politike dhe një kërkesë e tillë duhet të merret parasysh”, tha ai.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...