Pas disa muajsh, analiza e ADN-së zbulon atësinë e foshnjës së një viktime të përdhunimit në Pogradec. E mitura kishte denoncuar fqinjin e saj.
55-vjeçari nga Velçani i Pogradecit, Ligor Biba, është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë.
Edhe pse Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-së që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.
Ka qenë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-së, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij proceduriale.
Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatëzënisë.Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...