Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se e kanë mundësinë që të shtojnë trupa të KFOR-it në Kosovë.
Ai tha se për këtë do të vendoset në bazë të rrethanave.
“E kemi mundësinë ta bëjmë këtë, nëse është e nevojshme. Për këtë vendosim sipas rrethanave”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Ai foli edhe për shtimin e trupave të KFOR-it gjatë periudhës së fundit në Kosovë.
“Ne shtuam numrin e forcave dhe gjithashtu të armëve dhe pajisjeve që ata i sollën me vete për të parandaluar raste të tjera dhune. Viti 2023 ishte viti më i dhunshëm në Kosovë në dy dekadat e fundit, bashkë me sulmin ndaj forcave të KFOR-it në muajin maj dhe pastaj me sulmin tjetër në shtator, gjatë të cilit u zbulua një sasi e madhe armësh. Shtuam numrin e forcave, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendje të mbrohet dhe po ashtu të jemi të gatshëm të ndërhyjmë në raste të një lufte mes dy shteteve. Aktualisht shqetësimi kryesor është retorika nxitëse politike në këtë periudhë, që mund të nxisë qoftë aktorë individualë apo aktorë joshtetërorë të ndërmarrin veprime të dhunshme, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre”, tha ai.
“Gati për shtet Bektashi”, Baba Mondi flet për mediat izrael...
Fryrja e syve, mpirja e qafës, pagjumësia – si t’i trajtoni ...
Thuhet se TikTok “është i vetëdijshëm për efektet e tij të k...
Zhegrova pas golit dhe fitores me Lituaninë: Krenar që përfa...
Përmbytje në Sahara për herë të parë në gjysmë shekulli
Turistët shijojnë Shqipërinë edhe në tetor, Rama publikon pa...