Admirali amerikan James Foggo ka thënë se shndërrimi i FSK-së në ushtri është një çështje për të cilën duhet të flasë Qeveria e Kosovës.
Foggo ka thënë se për këtë duhet diskutuar për reformat kushtetuese, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi parë zhvillimin e forcave profesionale dhe jam i impresionuar me progresin. Çështja e transformimit të FSK-së është për Qeverinë e Kosovës, për reformat kushtetuese. Nuk është vendim i imi që të merremi me këtë”, ka thënë Foggo gjatë një konference për media me komandantin e ri të KFOR-it, Salvatore Cuoci pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Ai është pyetur nga mediat edhe për demarkacionin ku ka thënë se shpreson që të ketë dialog mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kjo çështje të mbyllet./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?