Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Foggo III, dhe komandant i KFOR-it, Salvatore Cuoci, kanë vizituar urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Foggo Jamie Foggo ka thënë se me fillim të mandatit të tij ka fluturuar në gjithë Kosovën dhe se ka planifikuar të takojë dy kryetarët e komunave të Mitrovicës të asaj veriore dhe jugore.
“Në fillim të mandatit kam fluturuar mbi të gjithë Kosovën dhe kam planifikuar që ta kalojë urën e Mitrovicës dhe t’i takojë kryetarët e të dyja pjesëve”, ka thënë Foggo.
Ai poashtu ka thënë se KFOR-i është këtu për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në Kosovë.
KFOR-i është në këtu për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në vend. KFOR-i është i gatshëm të ndihmojë në çdo çështje të sigurisë gjithashtu edhe me hetimet rreth vrasjes së fundit.
Admirali Foggo III ka thënë se qëllimi i vizitës së tij është vrasja e Oliver Ivanovic duke shtuar se ka ardhur poashtu me një mesazh për paqe dhe stabilitet.
“Qëllimi i vizitës është vrasja e Oliver Ivanovicit. Kam ardhur me një mesazh për siguri paqe dhe stabilitet, tamam ky është një nga ato misione për të cilat qëndron KFOR”, ka thënë ai./arbresh.info
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...