Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër virusit Covid-19./
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës, ndërkohë deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 raste të reja me koronavirus, si dhe një rast i vdekjes.
Në këtë periudhë 34 pacientë janë shëruar nga ky virus, ndërsa numri i rasteve aktive është 352.