Administratorit të “Albkings” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

09:52 | 3 Gusht 2024
K.B

Administratorit i “Albkings” Edin Nevzadit, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Kështu bën të ditur nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi për Arbresh.info thotë se Edin Nevzadit iu është vazhduar në kohëzgjatje prej dy muajsh.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale me datë 12.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, konfirmon ajo.

Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryeri veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

LEXO EDHE:

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Arrestohen shtatë persona të lidhur me rastin e grupit “Albkings”

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Arrestohen shtatë persona të lidhur me rastin e grupit “Albkings”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme