Pas një orë diskutimi me Agim Veliu e Arban Abrashin, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka bërë të ditur për diskutimin brenda me dy ministrat.
“Falënderoj ministrat me të cilët biseduam për problemet e pandemisë. Interesi jonë është që ta kalojmë sa ma lehtë. Kemi folur për rregullimin e administratës. Kemi disa marrëveshje për infrastrukturë”, deklaroi Rugova.
E ministri i punëve të brendshme, Agim Veliu bëri të ditur se pas aktivizimit të planit kombëtar Istogu është komuna e parë ku ka ardh për të parë për se afërmi aktivizimin e këtij plani, raporton arbresh.info.
“Pas aktivizimit të planit të reagimit kombëtar kom filluar një sërë vizitash në komuna. Jam i kënaqur për numrin që po e mbajnë nën kontroll të personave me Covid- 19. Folëm edhe për funksionalizimin e administratës publike”, tha Veliu.
E ministri Arban Abrashi bëri të ditur se janë dy projekte të rëndësishme të cilat priten të fillojnë.
“Rruga që lidh Istogun më bjeshkët projekti i dytë madhor lidhja e Istogut më autostradën Prishtinë-Pejë dhe autoudhën deri në Gjakovë”, tha Abrashi.
Ndërsa për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga bresheri, kryetari i Istogut bëri të ditur se në mesditë në këtë komunë do të vijë edhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa me të cilin do të vlerësojnë demet e shkaktuara./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...