Google ADS

Administrata e gjykatave dhe prokurorive në grevë, kërkojnë rritje të pagave

15:35 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka paralajmëruar se nga java e ardhshme e tërë administrata e gjykatave dhe prokurorive do të hyjnë në grevë, për shkak të mosarritjes së pagave karshi rritjes së fundit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kryetari i Sindikatës, Asllan Rusinovci, ka thënë për Kohën Ditore se nuk janë kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por kërkojnë që edhe stafi të përfshihet në rritje.

Rusinovci ka thënë se kërkesa e tyre është që të rriten pagat deri në 100%. Ka thënë se presin që Qeveria të reflektojë karshi kërkesës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme