Kryesia e Sindikatës së Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK) bën të ditur se nga 1 korriku do të riaktivizohet greva e administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të republikës së Kosovës, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të kësaj sindikate, nga mbledhja e mbajtur me 6 qershor është vendosur që greva e pezulluar të riaktivizohet pas mos përmbushjes së marrëveshjes me organet kompetente.
“Kryesia e SPJK-së ka kërkuar në vazhdimësi me Ju për të diskutuar dhe arritur ndonjë zgjidhje në përmbushjen e kërkesave të SPJK-së, dhe përveç Këshillit Prokurorial me të cilët janë zhvilluar disa takime, asnjë nga udhëheqësit, kryesues apo drejtor si në këtë njoftim nuk është përgjigjur kësaj sindikate për takim. Si rezultat i kësaj dhe gjendjes së krijuar ne kryesia e SPJK ka marr vendim që administrata e Gjykatave dhe e Prokurorive në Republikën e Kosovës të aktivizoi grevën e pezulluar më 1 korrik 2019, e cila do të zgjas deri në përmbushjen e kërkesave”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.
Tutje kjo sindikatë tregon edhe kërkesat e saj.
“Kërkesat e kësaj sindikatë janë Administrata e Gjykatave dhe Prokurorive e të gjitha niveleve, të përfshihen në ligjin Nr. 06/L-114. Gjegjësisht në nenin 4 të këtij ligji si nëpunës civil me status të veçantë; Punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të kenë dallim në vlerën25% në koeficient në dallim me shërbyesit tjerë; Të shpallen-publikohen koficientët për secilën kategori në administratën e gjykatave dhe prokurorive; T’u rikthehet statusi i shërbyesve civil punëtorëve të cilëve u është marrë, edhe pse kanë qenë të pajisur me Akt\e emërime; Të vazhdoj të zbatohet vendimi i kryeministrit për pagesën e shtesës, siç është përcaktuar me Vendimin :Nr. 18/60 datë 07.08.2018, si dhe të bëhet pagesa në mënyrë retroaktive e shtesave, duke filluar nga muaji janar 2017 deri në gusht 2018”./ Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë