Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt Bekim Ademi ka treguar se aktualisht në këtë komunë janë 158 raste ndërsa 41 prej tyre janë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt.
“Ata janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, por vlen të theksohet se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Por stafi ynë është duke u dhënë trajtimin e duhur”, tha ai për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.
Ademi ka kujtuar se nga fillimi i pandemisë në Komunën e Ferizajt janë prekur nga COVID-19 742 persona prej të cilëve 564 tashmë janë të shëruar.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se për fat të mirë ditëve ka një trend në rënie të numrit të të prekurve me COVID-19 edhe në këtë komunë.
Ademi thotë se në bazë të testimeve që kanë bërë qytetarët e Ferizajt në institucione private shëndetësore vërehet se një numër shumë i madh prej tyre e kanë kaluar virusin.
“Iu mbetet institucioneve shëndetësore të mbledhin të dhënat dhe të shohim sa persona e kanë kaluar coronavirusin në Kosovë”, tha ndër të tjera Bekim Ademi.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...