Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Vushtrrisë, Mensut Ademi, duke komentuar programet e kundërkandidatëve për zgjedhje, ka thënë që më vështirë i realizueshmi është i kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“E kam një grup punues dhe e kom marr programin e secilit kandidat edhe të kryetarit aktual, Xhafer Tahirit. Së pari, kom fillu me programin e Tahirit dhe e kom marr edhe buxhetin i cili është miratuar në komunën e Vushtrrisë. 60 për qind e premtimeve që janë në planin zhvillimor të LDK-së nuk i kam gjetur në buxhetin që e kom prezent dhe nuk janë ndarë mjetet materiale”.
Ademi në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ka thënë që të gjithë kandidat kanë sjellë një program për të mirën e qytetarit, por që sipas tij, nuk është i realizueshëm pasi s’ka buxhet.
“Është një buxhet megaloman sidomos i Xhafer Tahirit dhe është vështirë i realizueshëm. Nëse ka gjetur fonde ndërkombëtare atëherë është lehtë i realizueshëm”, u shpreh tutje ai.
Tutje Ademi ka treguar që gjatë përpilimit të programit zhvillimor janë fokusuar më shumë te ajo se çfarë ofron Vushtrria si komunë.
“Tradicionalisht Vushtrria e ka pasë bujqësinë, zejtarinë, industrinë e tekstilit dhe përpunimit. Dhe kemi thënë që kemi ardhë deri te digjitalizimi dhe inovacionet qoftë në bujqësi dhe nëse sektorë të tjerë dhe kemi vendosur të bëjmë sektorin e bujqësisë dhe inovacionit pasi kemi mundësi sepse kemi buxhet”, u shpreh tutje ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...