Adem Salihaj s’ka asnjë informatë zyrtare për listën e deputetëve të LDK-së

12:20 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti në shkuarje i LDK-së, Adem Salihaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk e ka asnjë informatë zyrtare se a është në listën e deputetëve, e as nuk i është dhënë ndonjë shpjegim.

Ai beson se është në listën për deputetë, pavarësisht që është folur në opinion që mund të mbetet jashtë.

Ky është postimi i plotë i Salihajt:

Duke marrë parasysh se kam shumë kërkesa prej mediave që të prononcohem,por edhe thirrje telefonike dhe shqetësime të shumta anëtarësisë së LDK–së,po jap këtë deklaratë të shkurtër.

Nuk kam asnjë informatë zyrtare të konfirmuar lidhur me listën e LDK-së për deputetë. Po spekulohet shumë për diferencime, por nuk dua të besoj se partia ime e vlerave të mëdha demokratike do të bëjë diferencime të tilla, sepse ato,para së gjithash , do ta dëmtonin shumë vetë LDK-në në procesin zgjedhor që është para nesh. AS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme