Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj ka shënuar në Facebook rreth rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Salihaj ky rezultatet i ulët i LDK-së, lidhet drejtpërdrejtë me Isa Mustafën dhe koalicion që ai bëri vite më parë me PDK-në.
Salihaj ka thënë që nëse Isa Mustafa nuk ofron dorëheqje menjëherë, do e ftoj elektoratin e LDK-së që bashkërisht ta thërrasin Kuvendin e LDK-së dhe të i shkarkojnë të gjithë ata qe e sollën LDK-në në këtë situatë kaq të keqe.
Postimi i plotë nga Salihaj:
Të nderuar anëtarë të LDK-sëEpilogu i këtyre zgjedhjeve tregoi atë që kam thënë unë dhe disa kolegë qe tri vite me radhë. Koalicioni që bëri Isa Mustafa me PDK-në,në kundërshtim të plotë me vendimet e partisë dhe me vullnetin e elektoratit të LDK- së, përqafimi i tij me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin ,me urdhëndhënësit e vrasjes së veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, eleminimi i figurave te rëndësishme rugoviste nga organet e LDK-së dhe nga lista për deputetë,të gjitha këto lënduan pa masë dhe nxitën mllefin e anëtarësisë së LDK-së,e cila asnjëherë nuk i fali këto tradhëti dhe gabime të tij.
Elektorati i LDK-së,duke mos gjetur mënyrë tjeter, e ndëshkoi vetë LDK-në ,Isa Mustafën dhe të gjithe ata rreth tij,të cilët e shtynë drejt humnerës partinë e vlerave të mëdha të Presidentit Rugova.Deshtimi i LDK-së në këto zgjedhje është pasojë e drejtpërdrejt e gabimeve të vazhdueshme të Isa Mustafes dhe grupit rreth tij.Situata e krijuar nuk lejon asnjë lloj taktizimi dhe blerje kohe: Isa Mustafa menjëherë dhe pa ekuivoke duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së.
Prej se ai është instaluar në krye të LDK-së, LDK-ja ka dalë humbëse në të gjitha zgjedhjet. Bashkë me Isa Mustafën duhet të shkojne edhe të gjithe ata që koketuan me PDK-në dhe e përkrahen politikën e gabueshme të tij, duke shkaktuar pasoja të pariparueshme për LDK-në. Nëse Isa Mustafa nuk ofron dorëheqje menjëherë,unë ftoj elektoratin e LDK-së që bashkarisht ta thërrasim Kuvendin e LDK-së dhe t’i shkarkojmë të gjithë ata qe e sollën LDK-në në këtë situatë kaq të keqe. Kjo gjendje më nuk mund të vazhdojë kështu.
Igli Hasani mohon të ketë përplasje mes Edi Ramës dhe Albin ...
Izraeli nis sulme në jug të Libanit
Maqedonci nënshkruan marrëveshje: Turqia do t’i ofroj trajni...
FC Prishtina 01 gati për Main Round, synon suksesin e vitit ...
Arrestohen 13 persona pas një përleshje mes vete në Prishtin...
Policia kërkon ndihmë në kapjen e 34 vjeçarit, i dyshuar për...