Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, së bashku me sekretarin e Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, të parët kanë hyrë në sallën plenare.
Tashmë po hyjnë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së.
Këta të fundit kanë patur një mbledhje me liderin, Isa Mustafa, në selinë qëndrore para se të shkonin në Kuvend.
Sot vazhdon seanca konstituvie e Kuvendit të Kosovës me të vetmën pikë të rendit të ditës “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, shkruan arbresh.info.
Pjesëmarrjen në këtë seancë e kanë konfirmuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR, por nuk dihet nëse edhe minoritetet do të jenë aty.
Një ditë më parë, në takimin konsultativ, deputetët minoritarë e shihnin të panevojshme mbajtjen e seancës së sotme meqë nuk do të marrin pjesë deputetët e koalicionit PAN.
Përjashtim nga ky koalicion është Milaim Zeka, i cili ka qenë i pranishëm edhe në vazhdimin e javës së kaluar kur PAN-i nuk u kthye edhe pas pauzës së kërkuar nga vetë ata./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1507267166005037/
Zyrtare: Sasa Jankovic trajneri më i ri i Bashkimit
Araujo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve/ Benfica – B...
Liverpool – Lille, formacionet zyrtare
Atalanta dhe Monaco shkojnë në epërsi pas pjesëve të para
Korenica premton: 1 mijë euro për çdo nënë që lind fëmijën e...
Selim Pacolli: Së bashku mund ta kthejmë Gjakovën siç ka qen...