Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka vazhduar fluksi i madh i udhëtarëve edhe këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare, vitin 2016 është përmbyllur me një rritje në numër të udhëtareve rreth 12.5% krahasuar me vitin paraprak.
Ndërkaq këtë vit Aeroporti i Prishtinës ka pësuar rritje të numrit të udhëtarëve rreth 7 %.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara ka potencuar për Gazetën Monitor se në tregun e fluturimeve në ANP janë shtuar edhe dy linja të reja, për në Budapest dhe Londër.
Gara më tej ka theksuar se shumë shpejt do të fillojnë edhe fluturime për në Padenberg dhe Friedrichafen. Ajo më tej vlerëson se do të vazhdohet trendi i rritjes së numrit të udhëtarëve, fluturimeve dhe linjave të reja ajrore.
“Deri më tani janë shtuar edhe dy linja të reja me futjen në treg të kompanisë ‘Loë cost Ëizzair’ për në Budapest, që nga muaji shkurt, ndërkaq për në Londër/Luton në muajin Qershor. Po ashtu kemi edhe linjën tjetër të re me kompaninë ‘Norwegian’ për Helsink si dhe dyfishim në disa destinacione të caktuara aktuale. Së shpejti do të fillojmë me destinacion Padenberg dhe Friedrichafen. Jemi shume optimist që do të vazhdojmë me trendin e njëjtë të rritjes së numrit të udhëtarëve, fluturimeve si dhe linjave të reja ajrore”, ka thënë Gara për Gazetën Monitor.
Ndërkaq në bazë të statistikave zyrtare të Aeroportit të Prishtinës, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 kanë frekuentuar aeroportin e Prishtinës, 635 mijë e 322 udhëtar.
Se në Aeroportin e Prishtinës, këtë vit shënojnë numër më të madh të udhëtarëve e tregojnë edhe statistikat në vazhdim. Vetëm në gjashtë (6) Mujorin e parë të këtij viti në ARP kanë qarkulluar 678 mijë e 695 udhëtar.
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...