Adem Grabovci do të jetë dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.
Grabovci ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të cilën e drejtonte Limaj.
Lajmin se Adem Grabovci do të dëshmojë nesër në gjykimin e Limajt për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Limajt, Tahir Rrecaj.
Në faqen zyrtare të EULEX-it paralajmërohet se seanca në gjykimin e Limajt do të ketë më 14, 15 dhe 16 mars.
Në procesin e njëjtë me Limajn për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.
Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.
Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...