Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci i është kthyer aktiviteteve të partisë, tani kur janë në prag të zgjedhjeve brenda saj.
Në një postim në Facebook, Grabovci ka bërë të ditur se sonte ishte në Prilep të komunës së Deçanit, ku u zhvillua procesi zgjedhor i PDK-së në këtë nëndegë, transmeton Indeksonline.
Ai ka uruar kryetarin e ri të nëndegës dhe strukturat tjera për përgjegjësitë që i kanë marr.
Më poshtë postimi i Grabovcit:
Në Prilep të Deçanit, në një atmosferë demokratike u zhvillua procesi i brendshëm zgjedhor i PDK-së në këtë nëndegë.
Duke parë mbështetjen dhe masovizimin e kuvendeve zgjedhore, mund të themi lirisht se PDK po dëshmon se është bindshën si parti e parë për nga mbështetja por edhe për nga zhvillimi i proceseve demokratike.
I urojmë kryetarit të ri-zgjedhur të kësaj nëndege, Bajram Zogaj, dhe strukturave të zgjedhura suksese në ushtrimin e përgjegjësive që kanë marrë.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...