Adelina Grainca mbyllë llogarinë e saj në Facebook

08:16 | 5 Prill 2021
arbresh.info

Deputetja Adelina Grainca, tashmë ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook.

Në drejtim të saj janë shprehur kritika të ashpra pasi në seancën ku u votua Vjosa Osmani presidente ishte aderimi i deputetes të PDK-së, Adelina Grainca në Lëvizjen Vetëvendosje.

E pasi u konfirmua aderimi, profili i Adelina Graincas në Facebook është “bombarduar” me sharje e ofendime nga votuesit të PDK-së, dhe duket se kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse kjo e fundit vendosi ta mbyll profilin e saj.

“Shpi n’Marigon a? Turp e haram vota ime”, “E tradhtove votën time”, “Na turpërove” ishin disa nga postimet që u bënë në profilin e deputetes.

Grainca kandidoi për herë të parë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe arriti që të siguroi votat e mjaftueshme./arbresh.info/

Të ngjashme