Vjaza e Rasim Thaçit, Adelina Thaçi pas ceremonisë së varrimit në një prononcim për media e përlotur ka thënë disa fjalë për babain e saj.
“Unë kamë qenë deri në momentin e fundit me babin tim, jemi mundu mi bo të gjitha për të si ai për neve, e ishalla na ka bo hallall”, ka thënë ajo, shkruan arbresh.info
Kam kaluar shumë momente me babin, shumica e dinë që unë 20 herë jom ni në telefon me babin tim, kështu që do të jetë mungesë shume e madhe”, ka thënë Adelina.
Adelina Thaçi është shprehur mirënjohëse edhe ndaj punëtorëve shëndetësor për kontributin e tyre si dhe kujdesin edhe për babain e saj por edhe për te gjithë te hospitalizuarit aty.
“Përjetësisht mirënjohëse i jam mantilbardhëve, jo veç për babin por edhe të tjerët, për mundin, dashnin, përkrahjen, kapacitetet, por zoti ka dasht me pas afër vetes”.
Falënderoj kryeministrin Kurti, ministrin Çeku për iniciativën për me i bo nderim babit për veprën dhe jetën e tij, jam shume falënderuese”.
Ajo gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata persona që i kanë qëndruar agfër asaj dhe familjes në këto kohë.
“Do më duhet kohë me i falenderu krejt njerëzit, partitë politike, liderët, shoqërinë, ju jeni kanë mehlemi i zemrës tonë”.
E ndër të tjera ka treguar një ndër këshillat që i dha asaj babai.
“Bonu njeri i mirë, jep dashni se i nderumi të nderon”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...