Një marrëveshje e dalë nga një tryezë e të gjithë spektrit politik, pa përjashtuar as PDK-në, është iniciativa e fundit që ka rrjedhur brenda Kuvendit, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme të qershorit.
Nevoja për të është shprehur pas “pozicionit pat” të krijuar në Kuvend.
Koalicioni PAN është fitues relativ i zgjedhjeve dhe, mbi bazën e një interpretimi kushtetues, vetëm atij i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kadri Veseli është kandidat për kryeparlamentar. Në pesë vazhdimet e seancës konstitutive që ka nisur më 3 gusht, kandidatura kurrë nuk është propozuar për t’u hedhur në votim para deputetëve, shkaku që, deri tash, PAN-i ka mundur t’i mblidhte rreth vetes vetëm 60 prej 120 deputetëve sa ka Kuvendi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...