Abuzimi i 16 vjeçares nga Drenasi, sot protestohet para Policisë së Kosovës

07:28 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot do të mbahet protestë para Policisë së Kosovës.

Kjo protestë mbahet pas rastit të abuzimit seksual të një 16-vjeçareje nga Drenasi nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues.

Edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dënon ashpër abuzimin seksual të nxënëses, të miturës nga Komuna e Drenasit, nga të dyshuarit dhe kërkon masat e menjëhershme ndaj tyre të cilët në bazë të obligimeve të tyre ligjore dhe etike, do të duhej të siguronin dhe ofronin mbrojtjen e fëmijëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme