Google ADS

Absurde dhe anakronike kërkesa e KPM për ndalimin e debateve zgjedhore

19:26 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Mediave për ndalimin debateve zgjedhore nga mediat televizive deri në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore është cilësuar si absurd e i jashtëkohshëm nga njohësi i mediave, Artan Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.

Muhaxhiri, si mysafir në Zona Zgjedhore e ka cilësuar vendimin e KPM-së qesharak madje.

“Kjo është një kërkesë absurd dhe krejtësisht anakronike, në këtë vit, të paraqite një kërkesë e tillë, është një relikt i mentalitet të vjetër ku gjithçka ka qenë e centralizuar”, pohoi Muhaxhiri.

“Tregu i mediave është i pavarur dhe asnjë institucion s’ka të drejtë të përcaktojë programin e tyre në formë të përmbajtjes. Kjo rregullore është qesharake, që i takon vitit 1999, kur ka qenë kohë e UNMIK-ut, që ka qenë një ambient krejtësisht tjetër”.

“Është vendim krejtësisht i palogjikshëm dhe nuk e merr për bazë zhvillimin teknologjik. Kjo është edhe cenim i informimit të qytetarëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme