Kandidati për kryetarë të komunës së Prishtinës Arban Abrashi ka hedhur votën e tij para pak çastesh në shkollën fillore “ Hasan Prishtina “, në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Abrashi tha pas votimit i ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre.
“ Unë sapo votova në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe i ftoj të gjithë qytetarë të Prishtinës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetueseve dhe të votojnë”, tha Abrashi.
Ai më tej shtoj se votimi nuk ka të bëjë me preferencën për një kandidat por edhe për qytetin për katër vitet e ardhshme.
“Votimi sot nuk ka të bëjë vetëm me preferencën për një kandidat cili do që të jetë , votimi ka të bëjë edhe me pjesëmarrjen në qeverisje , d.m.th votuesi vendos se qysh ka mu doke qyteti i tij në katër vitet e ardhshme pamja e këtij qyteti menaxhimi i këtij qyteti”, u shpreh Abrashi.
Po ashtu Abrashi i ftoj të tjerët që ende s’kan voto të dalin dhe të votojnë sa masivisht sot./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...