Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot Komunën e Obiliqit, ku është pritur nga kryetari, Xhafer Gashi.
Abrashi bashkë me Gashin kanë vizituar disa projekte infrastrukturore që janë duke u kryer në Komunën e Obiliqit, e që janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministri Abrashi tha se në Obiliq janë duke u kryer projekte të rëndësishme infrastrukturore që do të ndikojnë në zhvillimin e bizneseve dhe lidhjen e kësaj komune me fshatrat.
“Në Obiliq janë duke u kryer projekte infrastrukturore të rëndësishme, por kisha veçuar këtu ndërtimin e sheshit të qytetit që është pothuajse në fazën përfundimtare, dhe është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës. Po ashtu po vazhdon asfaltimi në lagjen ‘Hade e Re’, me total mbi gjashtë kilometra dhe në tërësi si projekt pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Në Obiliq do të kemi edhe projekte të reja vitin e ardhshëm, për ta kompletuar infrastrukturën e kësaj komune”, tha Abrashi.
Ndërsa kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se bashkëpunimi i mirëfilltë institucional në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Obiliqit ka bërë që të realizohen projekte të rëndësishme infrastrukturore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve. /arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media