Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka folur për mos prezencën e tij në ballafaqimin e drejtpërdrejtë në debat me kandidatin e VV, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info
Arbashi ka thënë se ftesat që i kanë bërë nuk kanë qenë korrekte dhe sipas tij në atë kohë ka qenë i aranzhuar në debate tjera televizive.
“Është e vërtet që është fol shumë për debate. Ka shumë të pavërtetë rreth kësaj. Mendoj qe është shumë e ulët nga një kunderkanidiat të kryqet në fushata të tillat dhe linçime të tilla të ulëta. Por është fushata që ata e kanë zgjedhe që të luajnë më loja të ndyta”, thotë ai.
Ai ka thënë se kundërkandidati i tij, përmes linçimeve të tilla po synon të fitojë poenta politike.
“Krejt çka është dashtë të shtyhet debati një ditë ose dy. Ka qenë vetë kunderkandidati që i ka ikë debatit 10 ditëve të fundit. Kam mundur edhe unë të krijoj arsyeje të rreme siç ka bërë ai por nuk kam thënë asgjë. Përmes linçimeve e kanë synim që të fitojnë poenta politik”, a thënë Abrashi në KTV.
Abrashi tha se i ka ofruar Ahmetit pesë debate publike në pesë ditët e fushatës.
“I kam ofruar publikisht 5 debate. Është bërë shumë zhurmë për diçka të kotë, sepse ka shumë për të fol për programin për mospunës. Shpend Ahmeti nuk do të vie në 5 debatet që i kom kërkuar, debat të hapur. Ai vetëm një e ka konfirmuar”, thekson Abrashi./arbresh.info/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...