Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se në vitin e ardhshëm do të ketë shumë projekte të reja infrastrukturore që do të nisin.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se do të ketë projekte nëpër të gjitha komunat e Kosovës, por veçanërisht në kryeqytet, ku ka paralajmëruar se do të nis së shpejti ndërtimi i rrugës A, që është njëra nga pikat më problematike të Prishtinës.
Ky është postimi i plotë i Abrashit:
Këto projekte do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi e po ashtu në lehtësimin e lëvizjes dhe ndërlidhjen e Kosovës me vendet fqinje.
Zgjerimi i rrugës nga Besia deri në Podujevë (Lluzhan), Pejë – Kuqishtë – Çakor, zgjerimin Prishtinë – Grashticë (Mutivodë), auto-udhën Gjilan – Dheu i Bardhë, rrugën A në Prishtinë, zgjerimin e hyrjes së Gjakovës nga Peja, rruga nga Kodra e Trimave në Shkabaj, investime në zonën industriale në Fushë Kosovë, vazhdimin e investimeve në Ferizaj, Lipjan, Istog, Shalë të Bajgorës, Dragash, Viti dhe shumë punë tjera.
Këto projekte të reja në kombinim dhe atyre që fillojnë përmes financimit të institucioneve ndërkombëtare, kthejnë Kosovën në kantier ndertimi e zhvillimi. Na priftë e mbara. Vazhdojmë.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare