Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se aktivistët e LDK-së janë duke u kërcënuar nga njerëzit e Shpend Ahmetit.
“Po merrem me ta sepse edhe ata e kanë ndërruar diskursin. Një njeri që ka studiuar në Harvard, ka rreth vetes njerëz që linçojnë dhe kërcënojnë publikisht, një numër prej 10 apo 15 praktikantëve që i kam në ekip. Të gjithë këta janë të ri, 18 deri në 25 vjeç, që marrin kërcënime në baza ditore”, ka thënë Abrashi në Klan Kosova.
Ai ka thënë se kjo është e padrejtë dhe sipas tij, këto veprime po e detyrojnë që të merret me Shpend Ahmetin.
Me tej, Abrashi ka thënë se është gati edhe për të debatuar me kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.
“Jam gati dhe kjo më ka shtyrë të paraqes ofertën publike “555”, pse debate, pese televizione dhe pesë ditë balotazh. Kjo ka qenë një ofertë që qytetarëve t’u tregojmë se çka ofrojmë për Prishtinën”, ka thënë ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?