Google ADS

Abrashi takon Dolin, premton ringjalljen e aktiviteteve kulturore në Prishtinë

17:55 | 11 Nëntor 2017
M. A.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka takuar sot violinistin me famë botërore Shkëlzen Doli.

Abrashi u zotua se nëse e merr drejtimin e kryeqytetit pas 19 nëntorit, artistët e tillë do të jenë pjesë e projekteve të tij me qëllim të promovimit të Prishtinës nëpër botë, si dhe “të ringjalljes së aktiviteteve kulturore në kryeqytet”.

Ai u zotua se gjatë mandatit të tij, Prishtina do të bëhet me sallë të madhe koncertale, raporton Ekonomia Online.

“Po krijojmë ura. Falënderoj z. Doli, i cili mirëpret idenë që të bashkëpunojmë në projekte të mëdha së bashku. Këta njerëz me famë të madhe do të ma ndihmojnë që me prezantu Prishtinën nëpër botë”, theksoi Abrashi.

Ndërsa Shkelzen Doli tha se sukseset që artistë si ai kanë arritur nëpër botë nuk kanë të bëjnë vetëm me ta, por edhe me ngritjen e kombit shqiptar.

“Kam ardhur enkas në Prishtinë me këtë ftesë, sepse ne që me arritjen tonë kemi bërë pak emër në Evropë, nuk punojmë vetëm për veten tonë, por edhe për ngritjen e kombit”.

“Kemi folur më përgjithësi për ringjallen e jetës kulturore, që vlen në gjithë Kosovën… Ka ide të shumta”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme