Google ADS

Abrashi: Synojmë investime 1.2 miliardë euro në katër vitet e ardhshme

22:55 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka prezantuar planin e tij në investime në projekte të ndryshme për mandatin që synon.

“Ne synojmë në katër vitet e ardhshmee në investime publike dhe private të investojmë 1.2 miliardë euro, duke e ditur burimin e tyre dhe duke e ditur ku po shkojnë”, ka thënë Abrashi në Klan Kosova.

“Projektet që ka qenë dashtë të përfundohen përkundër që ka pas buxhet, janë, përfundimi i rrugës B, pastaj fillimi i Rrugës A, që ka një kosto buxhetore por e përballueshme”.

Abrashi ka numëruar projektet tjera që synon t’i përfundojë në mandatin katër vjeçar.

“Përpos tyre që i hap kahje ndërtimit të Prishtinës së re, synojmë të përfundojmë unazën e brendshme dhe siç thashë më herët, krijimin e 6 mijë vendparkingjeve. Spitali i Prishtinës është projekti tjetër. E jona është të ndërtojmë spitalin që kap shumën deri në 10 milionë euro. Pastaj duhet ndërtuar shtatë shkolla të reja si dhe nëntë çerdhe publike”.

“Dy projekte tjera që komuna s’ka buxhet është trajtimi i ujërave të zeza. Ky projekt kap shumën prej 46-50 milionë euro, projekti tjetër që synojmë ta fillojmë, që i hap perspektivë komunës, është fillimi i ndërtimit të unazës së jashtme”.

Ai ka thënë se ka një kosto të madhe projekti i unazës së jashtme por që ajo duhet ndërtuar.

“Më pas vjen përfundimi i projektit për ujë, i cili nuk ka përfunduar e që janë ndarë vetëm 4-5 milionë euro”.

“Jo të gjitha pjesët në Prishtinë kanë unë 24 orë. Duhet të ndërtohet një nënstacion i pompave në Emshir, duhet të ketë rezervuar në Veterrnik. Një projekt tjetër i madh është krijimi i zonës ekonomike në Kodër të Trimave dhe Bërnicë”.

Abrashi ka thënë se parkingjet do të bëhen me investime publike por edhe private.

“Ato kapin vlerën e investimit nga 16-20 milionë euro. Arsyetime për spitalin, janë të kota. Ka komuna që e kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore dhe kanë ndërtuar spitalin. Ka mundësi ligjore dhe buxhetore”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme