Google ADS

Abrashi sqaron pse u janë ndaluar pensionet familjeve me dy e më shumë dëshmorë

11:20 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i ka shpjeguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se përse familjeve që kanë dy e më shumë dëshmorë, martirë ose të zhdukur u janë ndaluar pensionet e dyta dhe tash e marrin vetëm një.

Abrashi sqaroi se kjo ka ndodhur si pasojë e kërkesës që ka ardhur nga Auditorit të Përgjithshëm në bazë të ligjit dhe se ato pensione do të kthehen vetëm pas plotësim-ndryshimi të atij ligi, shkruan arbresh.info.

“Kjo ka ardhur fillimisht si kërkesë e Auditorit të Përgjithshëm dhe ka nxjerrë një ligj të pensioneve të dyfishta dhe ka kërkuar ndalesën e një prej pensioneve, në këtë rast është zbatuar rregulla ndërkombëtare që është ndalesa e pensionit më të ulët”, është shprehur Abrashi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme