Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pas kthimit nga Washingtoni ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë, thotë se Kosova do të bëhet vend transit dhe atraktiv për biznes në Europën Qendrore.
Arbrashi në Edicionin Special në Klan Kosova tregon se përfshirja e Kosovës në Mini Shengenit Ballkanik do ia lehtëson infratrukturën investitorëve.
“Kosova bëhet vend transit për Evropën Qëndrore, deri tash nuk ka qenë dhe kur të bëhet do të ketë mundësi më të mëdha për të bërë biznes dhe tregun do ta ketë më të çasshëm. Për shumë biznese është e pamundur me hapë biznes në Kosovës, deri në Prishtinë është në rregull mirëpo në pjesën tjetër nuk ka infrastrukturë të duhur. Kjo autostradë e lehtëson punën e investitorëve dhe bëhet vend atraktiv për ta”.
Abrashi nuk la pa përmendur edhe liqenin e Ujmanit ku theksoi se nuk ka të bëjë fare me Serbinë.
“Çështja e Ujmanit nuk ka të bëjë fare me Serbinë, ujërat mbesin pjesë e zyrës së Kryeministrit sa i përketë fizibilitetit. Një pjesë është në Serbi rreth 15-20% dhe ka ligje ndërkopmbëtare që i rregullojnë këto çështje, nuk bën që Mali i Zi ose Serbi të krijojë një digë dhe të pengojë ujin”.
Abrashi mes tjerash tha se projektet e përfshira në marrëveshjen ekonomike me Serbinë janë në favor të Kosovës.
“Mendoj se nuk do të ketë hise në Ujman, sepse marrëveshja është si e tillë. Fryma e projekteve strategjike janë në favor të Kosovës në këtë marrëveshje. Është mirë të pritet studimi i fizibilitetit, duhet me i pa edhe përvojat e vendeve tjera”.
“Nuk kemi nevojë me u shqetësu aq sa po shqetësohen, Serbia edhe tash ka çasje edhe ka një pjesë të ujit, mirëpo jo hise” deklaroi Abrashi.
Abrashi mes tjerash foli edhe për njohjen e Kosovës si shtetet nga ana e Serbisë – ku tha se edhe për këtë gjë është diskutuar në Washington.
“Edhe në Washington ka qenë si temë, i kemi parë reagimet e ministrave serb dhe tregon se presioni ka qenë serioz. Është folur më herët që ky takim në Shtëpinë e Bardhë do të jetë ekonomik, njohja ka qenë në tavolinë dhe është diskutu mirëpo themeli ka qenë ekonomik”, deklaroi Abrashi.
Ministri mes tjerash deklaroi se njohja nga Serbia nuk është larg.
“Njohja do të vijë bashkë me Serbinë, Amerikën dhe BE-në në tavolinë dhe ky moment nuk është larg”.
“Ne me dëshirë e kryejmë tjetrën javë, jemi duke punuar sa më shumë që të ndodhë kjo”.
Abrashi mes tjerash foli edhe për përqarjet mes koalicionit ku tha se gjithçka është në rregull dhe se nuk sheh probleme që do të qonin deri tek prishja e koalicionin mes LDK-së dhe AAK-së.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...