Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë të ditur se së shpejti të gjithë do të njoftohen lidhur me datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës të vizitojnë Atdheun e tyre.
Abrashi tha se transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Madje ai tha se rifillimi i fluturimeve është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas COVID-19.
I pari i Infrastrukturës në Kosovë tha se në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Adem Jashari, kompanitë ajrore dhe ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojnë punët që të hapin sa më shpejtë aeroportin për fluturime ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Diasporë mirësevjen në atdhe
Transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Rifillimi i fluturimeve ajrore është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas Covid-19.
Në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojmë punët që të hapim sa më shpejt Aeroportin për fluturime ndërkombëtare duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Covid-19 të lëshuar nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë
Do t’iu njoftojmë së shpejti për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës ta vizitojnë atdheun e tyre.
Do të vazhdojmë me punë të mira për diasporën, bizneset, prodhuesit vendor, bujqit, arsimin, mjekësinë dhe duke i normalizuar marrdhëniet me vendet mike të Kosovës, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...